Radhët e gjata pranë librarive që kanë të drejtën e shitjes së teksteve shkollore sa vijnë e shtohen.

Qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra për të marrë dy ose tre libra që disponon secila prej librarive, ndërsa thonë se një situatë e tillë është e përsëritur. Ata akuzojnë instancat përkatëse se kontraktimi i subjekteve private është bërë me qëllim favorizimin e individëve të caktuar. Një situatë e tillë paraqitet prej ditësh në qytetin e Shkodrës, ku numri i librarive që ofrojnë tekste shkollore është i ulët në raport me kërkesat e shumta të qytetarëve. Më parë Ministria e Arsimit njoftoi se shitja e teksteve do të vijojë deri më datë 12, por një afat i tillë rrezikon që shumë nxënës t’a fillojnë vitin pa tekste shkollore.

Artikulli paraprak“PËR HERË TË PARË NË BANKAT E SHKOLLËS”
Artikulli tjetërVARSHAVA NDERON FIGURËN E NËNË TEREZËS