Moti i përkeqësuar në Shkodër nga reshjet e dendura të shiut shkaktoi një viktimë. Nikollë Lekndreaj, 51 vjeç është efektivi i FNSH-së në policinë vendore të Shkodrës i cili teksa po kthehej në shtëpi rrëshqiti me motorrin e tij në kanal duke humbur jetën. Pas disa orë kërkimesh, rreth orës 3:00 të mëngjesit policia me ndihmën e banorëve arriti të nxjerrë trupin e pajetë nga kanali.

Një tjetër banor dhe komshi i efektivit të FNSH Nikollë Lekndreaj që humbi jetën thotë se niveli i ujit mbi rrugë arriti deri në 70 cm dhe rrjedha e mori 51 vjeçarin duke përfunduar në kanal bashkë me motorrin e tij.

Sa herë që ka reshje te dëndura shiu fshtrat e njësisë Rrethina ku ndodhi ngjarja tragjike kanë probleme me përmbytjet. Për disa orë mbrëmë nën ujë qëndruan edhe rrugët kryesore të Shkodrës si shkak i reshjeve të dendura të shiut.

Artikulli paraprakRESHJET, EMERGJENCAT: S’KA VEND PËR PANIK
Artikulli tjetërVERË E SUKSESSHME NË MALËSINË E MADHE