Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vau dejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

ARRSH njofton se në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh,

Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë në rritje.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Artikulli paraprak79-VJETORI I ÇLIRIMIT, BEGAJ, NIKOLLA DHE RAMA HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE TË KOMBIT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË KROACI/ MAKINA PËRPLASET ME KAMIONIN, 6 TË PLAGOSUR, MES TYRE EDHE SHQIPTARË