Kanë mjaftuar vetëm pa reshje shiu që disa nga lagjet e rrugët e Shkodrës të mbushen me ujë I cili ka vështirësuar edhe qarkullimin e banorëve.

Gjatë një vëzhgimi të bërë shihet qartë se si rrugët në këto 20 vite me gjithë premtimet janë lënë në harresë ndërsa vijojnë të jenë krejtësisht të amortizuara.Pamjet që shihni I përkasin Lagjes “Mark Lula” e cila përbytet si në dimër ashtu edhe gjatë verës, mjaftojnë vetëm disa orë shi që kjo rruga të bëhet e pakalueshme.Nëse nuk merren masa të shpejta atëherë dimri me dendësi të lartë reshjes do ta bëjë situatën më problematike, duke ndikuar në lëvizjen e këmbesorëve dhe mjeteve. Një tjetër rrugë është edhe ajo “Drishtej” ku kanalet kulluese janë jashtë funksionit.Nga ana tjetër amortizimi I rrugës ka bërë që gropat e hapura të mbushen me ujë.Ngjitur me të ndodhet edhe rruga “Udhakryq” e cila ka pot ë njëjtin fat që sa herë që bie shi ajo mbushet me ujë.Me nisjen e reshjeve të shumta në stinën e dimrit kjo rrugë bëhët e pakalueshme për banorër të cilët cojnë fëmijët e tyre në shkollë.Ndërsa një tjetër rrugë është edhe ajo “Alqi Kondi” në bllokun e pallateve Parafabrikate në “Xhabiej” e cila e ka të trashëguar këtë problem.Ditët me shi kthehen në një stres më vetë për banorët.Deri në ndërhyrhet që do të realizohen në këtë zonë pavarësisht premtimeve , banorët janë të detyruar që të bashkëjetojnë me ujin që mbizotëron në këtë vend. Qyteti I Shkodrës përgjatë këtyre viteve ka [atur problem të mëdha në kanalizimet nëntokësore.Nuk dihet akoma nëse bashkia për këtë vit ka planifikuar që të fusë ndonjë rrugë dytëore në listën e investimeve pasi gjendje është tejet skandaloze.

Artikulli paraprakPROGRAMI BUXHETOR, RRITJE PAGASH POR JO PENSIONESH
Artikulli tjetërCUNGU: NDËRHYN POLITIKA PËR LOJTARË, TA HARROJNË S’SHKEL MBI VETE