Stuhia e fortë dhe reshjet e shiut kanë bërë që të ndërpritet dhe të shtyhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Shkodra u përfshi nga reshje shiu dhe vetëtima gjë e cila bëri që arbitri i ndeshjes të ndërpresë ndeshjen dhe të dërgojë lojtarët në dhoma. Është dashur që të pritet për rreth 15 minuta që nga momenti kur loja u ndëpre derisa futbollistët kuqezi njoftuan se sfida me Maqedoninë nuk do të luhej më. Natyrisht që kjo ka prishur planet e të gjithëve e aq më tepër të trajnerit De Biasi dhe presidentit të FSHF Armando Duka të cilët pas ndërprerjes së ndeshjes u shkëputën nga të gjithë për të zhvilluar një bisede mes tyre. Më shumë De Biasi por edhe Duka dukeshin të shqetësuar. Edhe pse ndeshja ende nuk ishte ndërprerë tifozët nisën të largoheshin gradualisht për shkak të reshjeve të shiut. Pasi sfida u ndërpre tifozët boshatisën stadiumin.

Artikulli paraprakSTUHIA NDERPRET NDESHJEN SHQIPERI-MAQEDONI,REZULTATI 1-1
Artikulli tjetërHistorike, Kosova barazon ndaj Finlandës