Reshjet e dendura të shiut mbushën kudo rrugët e qytetit të Shkodrës.Stuhia e shiut bllokoi qytetarët ndërsa një pjesë u detyruan të kalojnë në mes të ujit.

Për 40 minuta thuajse i gjithë qyteti u bllokua për shkak të prezencës së ujit në të gjitha lagjet duke paralizuar kështu lëvizjen e qytetarëve.

E vështirë ishte edhe për mjetet sepse niveli i ujit në rrugët e qytetit erdhi duke u rritur.
Metereologët kishin parashikuar se në Shkodër do të ketë reshje të dendura shiu por shumë qytetarë u gjendën të papërgatitur.

Reshjet e shiut përveç bllokimit të rrugëve nuk kishte probleme të tjera ndërsa edhe Instituti i Gjeoshkencës dhe Ujrave nuk kishte parashikuar një situatë problematike për Shkodrën sa i përmbytjeve. Pasi stuhia 40 minutëshe kaloi situate në rrugët e qytetit u qetësua dhe uji u largua nga rrugët duke lejuar qarkullimin normal.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 400 PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUAR
Artikulli tjetërUNISHK FOKUS TEK “GJITHPËRFSHIRJA NË ARSIMIN E LARTË”