Rruga “Shtatë Shaljanët” në qytetin e Shkodrës prej më shumë se 20 vitesh vuan mungesën e infrastrukturës. Situata vështirwsohet më shumë për banorët gjatë stinës së dimrit. Si shkak i reshjeve të shiut në rrugë janë krijuar gropa të mëdha të mbushura me ujë duke e bërë pothuajse të pamundur lëvizjen, kryesisht për fëmijët e vegjel të cilët detyrohen të bëjnë rrugën në këmbë për të shkuar në shkollë. Një ndër banorët e kësaj lagje Luigj Zefi, tregon se kërkesat e tyre ndaj institucioneve përgjegjëse kanë qënë të shumta, por akoma nuk i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike.

Banori tregon se institucionet përgjegjëse interesohen vetëm në kohë fushatash elektorale.
Ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse për rikonstruksionin e rrugës “Shtatë Shaljanët” në qytetin e Shkodrës është e domosdoshme.

Artikulli paraprakQENDRA TREGTARE NË ZDRALE, SINDIKATA KUNDËR
Artikulli tjetërHAPET EKSPOZITA “TERAPI SHPIRTI”