Situata nga moti i keq në Shkodër është përkeqësuar pasi është dyfishuar niveli i shkarkimit nga Vau i Dejes. Nga 15 banesa që ishin me prezencë uji një ditë më parë, sot 30 banesa janë nën ujë. Ndërkohë, sipërfaqja e tokës së përmbytur është rritur nga 1320 ha në 1400 ha. Situata në Lezhë është përmirësuar që prej ditës së djeshme.

Në Shkodër rruga e Obotit vijon të jetë e pakalueshme. Një mjet i ushtrisë me katër forca po bën të mundur kalimin e banorëve të zonës. Edhe rruga Rruga Shirq-Darragjat është e pakalueshme, ka prezencë uji në një lartësi 90 cm krahasuar me ditën e djeshme. Ka prezencë uji në 30 banesa në fshatin Obot. 1400 ha tokë e përmbytur. Teksa kanë pushuar reshjet në të gjithë qarkun, qarkullimi në aksin Hani Hotit-Tamarë-Vermosh, qarkullimi kryhet normal pa zinxhirë. Ditën e sotme po punohet për pastrimin e dëborës së orteqeve për të hapur të gjithe aksin Boge-Qafe Thorë.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHEN VIKTIMAT E HOLOKAUSTIT, BALLA: SHQIPËRIA ISHTE E PARA QË NJOHU HEBRENJTË, JEMI TË PALËKUNDUR PËR TË DËNUAR ÇDO FORMË TË ANTI-SEMITIZMIT
Artikulli tjetërGALERIA E ARTEVE E NISI 2023 ME ARTISTIN GURI ÇAVDARBASHA