Ditën e sotme në të gjithë territorin e vendit u rikthyen reshjet e dendura të shiut, por në ndryshim nga ato të fundjavës së kaluar, reshjet nuk do të vazhdojnë gjatë.
Ditën e nesërme pritet një përmirësim i ndjeshëm i motit, i cili do të jetë me diell thuajse në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë deri në fundjavën e ardhshme, ndërkohë që temperaturat pritet të pësojnë një ulje të vogël prej 3 gradësh.