Shiu i rënë gjatë mbrëmjes së kaluar ka bllokuar disa nga rrugët kryesore të qytetit. Në qendër të qytetit, hyrja pranë teatrit “Migjeni” është bllokuar totalisht. Uji disa centimetër e ka bërë të pamundur kalimin në këmbë në këtë zonë për banorët e pallateve aty pranë por edhe të qytetarëve të tjerë të rastësishëm.

Ndërkohë, pak më larg qendrës së qytetit, në kryqëzimin e lagjes “Kiras” situata paraqitet e njejtë. Ky kryqëzim ësht I mbuluar nga uji si shkak I gropave që janë krijuar në asfaltin e rrugës. Në një situatë të tillë, lëvizja në këtë zonë bëhet vetëm me makinë pasi qytetarët e kanë të vështirë të lëvizin në këmbë apo biçikletë.

Një situatë e tillë në rrugët e qytetit të Shkodrës shfaqet gjatë gjithë stinës së dimrit ku reshjet e shiut janë prezente pothuaj çdo ditë. Pavarësisht problematikës që paraqitet dhe vështirësisë që kanë qytetarët shkodranë të lëvizin në këto rrugë, kjo situatë nuk ka marrë zgjidhje prej kohësh.

Ndër problemet krysore që shkakton një bllokim të rrugëve është edhe bllokimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, duke bërë që uji të dalë në sipër faqe të rrugës.

Ndërkohë institucionet përgjegjëse edhe pse në dijeni të këtij fakti, nuk kanë ndërhyrë sa duhet për krijimin e kushteve më të mirë infrastrukturore në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakNDËRPRITET NDESHJA FLAMURTARI-TEUTA, SHIU I DENDUR PËRMBYT FUSHËN NË VLORË
Artikulli tjetërSHKODËR-MURIQAN, SHIU MBUSH RRUGËN