Kryendeshja e kësaj javë në Superligën shqiptare të futbollit ishte ajo e luajtur në Shkodër mes Kukësit dhe Partizanit. Kjo përballje mes ekipeve kryesuese u mbyll në barazim 1-1.
Fillimisht është Kukësi që shënon përmes një goditje dënimi me Rexhinaldon një gol të bukur në pjesën e dytë. Partizani shton presionin dhe fiton një 11 metërshëm të shkaktuar nga Cuculi që kthehet në gol nga Asani.
Skuadrat përpiqen ta fitojnë ndeshjen por nuk ka gola të tjerë. Për trajnerin e Kukësit edhe pse skuadra e tij është 9 pikë larg Partizanit kryesues kampionati mbetet ende i hapur
Trajneri i Partizanit Skender Gega shprehet se ka ende punë për të shkuar tek titulli kampion.