DVP Lezhë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi N. Gj., informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë drejtuesen e automjetit, shtetasen F. Ll., 60 vjeçe, banues në Shëngjin.

Komisariati i Policisë Lezhë referoi materialet në Prokurori, për një shtetas 14 vjeç, pasi iu gjet një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës matetiale.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, për shtetasin Ll. L., 61 vjeç, banues në Lezhë, pasi në rrugën interurbane dytësore “Lezhë-Shkodër”, dyshohet se duke kryer manovra të gabuara, me automjet, ka përplasur motomjetin që drejtohej nga shtetasja M. P., 51 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, për shtetasen D. L., 58 vjeçe, banuese në Kurbin, pasi në aksin rrugor “Milot-Mamurras”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. L., 24 vjeçe, i cili nga spostimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 24-vjeçarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakHAP DYERT POLIKLINIKA E SPECIALITETEVE NË SHKODËR, RAMA NË INAGURIM
Artikulli tjetërRAMA: INVESTIME NE SHKOLLAT E SHKODRES