Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

-Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku në lagjen “Guerile”, Shkodër, shtetasi P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç, të cilët kishin shkuar te banesa e këtij shtetasi pas njoftimit të marrë për dhunë në familje, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

-Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit L. Sh., 56 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në bashkëpunim me Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin A. C., 24 vjeç.
Ky shtetas duke drejtuar automjetin është përplasur me automjetin me të cilën lëvizte shtetasi malazes D. D., 68 vjeç, dhe për pasojë u dëmtua bashkëshortja e 68 vjeçarit, shtetasja Z. D., 59 vjeçe, (pasagjere), e cila pas kontrolleve në spitalin e Shkodrës, u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakLUIZA GEGA VENDOS REKORD KOMBËTAR: KËNAQËSI MË VETE, NJERËZIT MË JAPIN FORCË
Artikulli tjetër1 MILION TURISTË NË ZONAT E MBROJTURA