Shkaktoi dy të plagosur, arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Një person është arrestuar nga efektivët e Policisë Rrugore të Kukësit, pasi teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me një tjetër automjet, duke u plagosur vet dhe duke i shkaktuar plagë pasagjerit që kishte me vete. Në pranga ka përfunduar shtetasi Osman Brati, 58 vjeç nga fshati Golaj i Hasit, i cili u transportua për në Spitalin e Bajram Currit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër është 67-vjeçari B.XH. nga Kruma, i cili gjendet i shtruar në Spitalin e Tiranës sërish jashtë rrezikut për jetën.