Pas aksidnetit tragjik ku humben jeten babë e bijë në Korçë policia shoqëroi një ditë më parë të dy shoferët e përfshirë. Sot policia ka arrestuar dy shoferët si shkaktarë të kësaj tragjedie të rëndë.

Policia e Korçës ka bërë arrestimin e dy personave, të cilët shkaktuan aksidentin tragjik në Korçë, ku babë e bij 33 dhe 6 vjeç humbën jetën.

Në pranga u vunë Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas dhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Në njftimin e policisë së Korçës thuhet se: “Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volkswagen” me targa AA837JU dhe mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga,

duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar”:

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Artikulli paraprakS’JAPIN PËRPARËSI PËR KËMBËSORËT GJOBITEN 110 DREJTUES AUTOMJETESH
Artikulli tjetërI VURI FLAKËN NJË MAKINE NË DIVJAKË , ARRESTOHET AUTORI