Serish shkarikime ne Spitalin Rajonal Shkoder.Jane vete punonjeset e sherbimit sanitar qe kane denoncuar kete gje duke e cilesuar te padrejte vendimin I cili vjen pa asnje kriter apo motivacion.

Me lot ne sy ato kerkojne te drejten e tyre pasi shumica e te pushuarve kane mbi 15 vite pune.Sanitaret shprehen se kane kerkuar nje shpjegim nga ana drejtores dhurata Uruci e cila sipas sanitareve ka braktisur zyren e saj per te shmangur perballje te tilla. Te pranishem ishin drejtues te sindikatave te ndryshme te cilet erdhen ne mbeshtetje te ketyre punonjesve. Sipas kreut te sindikates se shendetesise jane mbi 25 punonjes qe deri tani u ka mberritur letra zyrtare per pushimin nga puna, ndersa sipas percaktimit numri I te pushuarve pritet te shkoje ne 70.Kaceri njofton se protestat do te rinisin ne nje kohe record.Nga ana tjeter e vetmja zgjidhje sipas ketyre punonjesve kryesisht te sherbimit sanitar eshte greva ose veteflijimi pasi me kete pune mbanin me buke familjet e tyre.

Artikulli paraprakPATENTAT E REJA, BRAHIMI: INFRASTRUKTURA E DUHUR NË DISPOZICION
Artikulli tjetërKATEDRALJA E SHKODRES MBAN “MESHËN E KRIZMES”, BEKIMI I VAJRAVE