Ka nisur votimi i fshehtë në selinë blu nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Mësohet se është duke u votuar për 11 anëtarët e kryesisë si dhe sekretarët.
Kujtojmë se këto shkarkime u paralajmëruan një ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Me propozim të Bashës, sot në Këshillin Kombëtar është miratuar një rezolutë, që nuk njeh Kuvendin e 11 dhjetorit e njeh si legjitim atë të 18 dhjetori.
Gjithashtu, në rezolutë theksohet angazhimi që ka PD në luftën ndaj korrupsionit dhe pa ndëshkueshmërisë.