Rritja e nivelit të ujërave në lumin Buna si dhe shkarkimet pranë vendit të quajtur Urrela në Fshatin Shirq të Njësisë Administrative Dajç kanë alarmuar banorët e zonës.

Rruga është mbuluar nga uji në dy vende, ndërsa banorët bëjnë thirrje për ndihmë pasi situata është drejt përkeqësimit. Dhjetëra Ha toka janë aktualisht nën ujë, ndërsa fshatrat Dajç dhe Darragjat rrezikojnë të përmbyten. Për këtë situatë të krijuar, banorët ia vënë fajin bllokimit të kanaleve si dhe nivelit të shkarkimeve në hidrocentrale.

Artikulli paraprakOBOT, PËRKEQËSOHET SITUATA NGA PËRMBYTJET
Artikulli tjetërSHTYLLA E TENSIONIT TË LARTË RREZIKON TË RRËZOHET