Sasia e lartë e shkarkimeve në hidrocentrale ka rritur në mënyrë drastike nivelin e ujit në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi.
Nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj bën thirrje për shkarkime të kontrolluara. Gjuraj thotë se emergjencat civile do tu qëndrojnë afër banorëve, ndërsa nuk përjashton mundësinë për evakuime të mundshme. Banorët nga ana tjetër thonë se nuk janë lajmëruar për shkarkimet, ndërsa bëjnë apel për ndihma. Fshati Kuç i njësisë administrative Gur i Zi është deri tashmë zona më e prekur nga përmbytjet. Mbi 100 Ha toka janë nën ujë, ndërsa shumë banesa janë bllokuar.