VAU DEJËS VIJON SHKARKIMET POR ENDE NUK KA EFEKTE TË MËDHA NË NËNSHKODËR. Hidrocentralet ne Kaskaden e Drinit vijojne shkarkimet. Sipas te dhenave te Koorpoorates elektroenergjitike Shqiptare, behet me dije se niveli ne Fierze eshte dy meter larg pikes kritike dhe per kete qellim, nga ky hidrocentral po shkarkohen rreth 1000 m3 uje ne sekond.
Por po ashtu situate nuk eshte ne nivelet normale edhe ne Koman, ku nga tuneli I ketij hidrocentrali po shkakrohen rreth po shkarkon me 1100 m3/sek dhe ka po aq prurje, ndërsa Vau – Dejësi shkarkon me 500 m3/sek dhe ka prurje 600 m3/sek, punon me 3 agregate. Megjithate, duke iu referuar edhe viteve me perpara KESH ka bere publike per mediat, menyren se si ekportohet energjia dhe kur nisin shkarkimet. Gjatë vitit 2009-2013, në bazë të kuadrit rregullator në fuqi dhe Modelit Ekzistues të Tregut, KESH në 13 raste/muaj ka kryer shitje në tregun e parregulluar të energjisë elektrike të prodhuar në kushtet e prurjeve të mëdha. Një veprim i tillë ndodhi dhe në Shkurt 2015, bazuar në kuadrin rregullator dhe model tregu ekzistues të pregatitur në vitin 2008.Theksojmë se shitja e energjisë që realizohet nga KESH sh.a. në tregun e parregulluar ndodh në kushte te prurjeve tëe mëdha. Rrjedhimisht, të ndodhur në kushte të pa parashikuara, behet prioritare ruajtja e sigurisë së digave dhe menaxhimi i situatës së prurjeve. Janë pikerisht keto situata emergjente të krijuara, ato që diktojnë KESH të shesë në treg energji elektrike.