Bledar Dervishaj, këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta ka lajmëruar doli sot në një konferencë për mediat ku sqaroi procedurën e ndjekur sot në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ato që ata i cilësojnë shkelje.

Dervishaj përmendi tre shkeljet e kryera nga Kuvendi ditën e ngritjes së Komisionit Hetimor.

“Ne kemi parashtruar ndër të tjera se shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe të gjitha parimeve kushtetuese të kryera të Kuvendit, një prej shkeljeve të konstatuara dhe të dokumentuara te Kushtuesja ishte fakti që në datën 7 maj 2021, ku u zhvillua seanca plenare për ngritjen e Komisionit Hetimor, Kuvendi kishte konsumuar 3 shkelje. Shkelja e parë kishe të bënte me përcaktimin e rendit të ditës. Rend ii ditës ishte caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit më datë 6 maj. Pra Kuvendi po thërritej në seancë plenare për një afat më pak se 24 orë. Kjo ishte shkelja e parë. Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte 2 çështje, ndërkohë që seanca plenare mori dy vendime. Pra duhet të kishte 2 çështje e jo 1. Shkelja e tretë ka të bëjë që referuar Kuvendit nuk kishte vendim për të vendosur shtesa në rendin e ditës. Bëra këtë parashtesë se kur në mënyrë të zgjeruar na erdhi radha ne më 3 shkurt 2022 të bënim parashtrimet tona Kuvendi aktivizohet të nesërmen me datë 4 shkurt dhe depoziton në Kushtetuese prova shtesë. Po çfarë i kishte sjellë. Ishte shkresa e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, ku ndër të tjera në lidhje me shqyrtimin e çështjes objekt të shkarkimit të Presidentit, Kuvendi vendos në dispozicion disa fletë.”, tha Dervishaj.

Artikulli paraprakDO KANDIDOJË NË 6 MARS PËR KRYETARE BASHKIE, MAJLINDA ANGONI JEP DORËHEQJEN SI PREFEKTE E QARKUT SHKODËR
Artikulli tjetërZHVILLIMET NË GJYKATËN KUSHTETUESE, META PARALAJMËRON KONFERENCË PËR MEDIAT