Pas shkarkimit të prokurores së Apelit, Besa Nikëhasani, me argumentin se nuk justifikon dot pasurinë ka reaguar juristi Ylli Manjani.
Shkrarkimin e Nikëhasanit, Manjani e konsideron si provë dështimi të vetingut. “Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo!”, shkruan ndër të tjera Manjani.
Reagimi i Manjanit:
Dështim!
————
Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar! E them këtë me bindjen më të thellë njerëzore dhe profesionale.
Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit! Nuk kisha dyshim, por duhej prova. Ja edhe një provë tjetër!
Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo!
Vetting u bë për të verifikuar figurën morale dhe aftësinë profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Natyrisht edhe elementi i pasurisë është pjesë e verifikimit, po jo i vetmi!
Besa Nikëhsani është Prokurore karriere, fjalëpakë dhe një nënpunëse korrekte shteti. Nuk di të ketë kalur ndonjë proces disiplinor e as të jetë përfolur ne publik.
Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP giithë këto vite.
Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!!
Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!
Ndaj them se është dështim!
Me këtë variant shumë shpejt do ti mbyllim edhe gjykatat e prokuroritë në gjithë vendin! Ashtu siç mbyll Gjykatën Kushtetuese e Gjykta e Lartë.
Pra sot efektivisht jemi pa sistem drejtësie!
Rroftë Reforma se drejtësia na la shëndetin!