Punonjësit e Spitalit Rajonal të Shkodrës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar urdhërin e Ministrit të Shëndetësisë për largimin e tyre.

Të mbështetur edhe nga sindikatat ata kanë deklaruar se janë kundër largimeve, duke i konsideruar largimet masive si vendime politike. Në protestën e organizuar përpara spitalit bluzat e bardha kanë deklaruar se largimet bien në kundërshtim me kodin e punës.

Artikulli paraprakSHKODER, SEKUESTROHET KANABIS DY SHTETAS NE PRANGA
Artikulli tjetërGARA NË PS, REFORMIMI I SOCIALISTEVE TË SHKODRËS