Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur konferencën për shtyp duke komentuar vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar nga detyra.
Meta thotë se është përpjekur të qëndrojë larg asaj shfaqje, duke theksuar se është e qartë që Kuvendi kërkon të heqë vëmendjen nga hetimi dhe zbardhja e krimeve zgjedhore dhe spostuar vëmendjen etk fajtorë që nuk ekzistojnë.
Ai shton se zgjedhjet nuk kanë mbaruar, dhe të gjithë duhet të jenë të lumtur që po kalohet nga epoka e parlamentit monist në pluralizmin politik parlamentar.
‘’Pas 25 prillit se e kam vënë re që jeni të mërzitur, natyrisht ka shumë arsye për çdo për të qenë i lumtur, duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit, e parlamentit monist, në një epokë ose po rikthehemi në pluralizmin politik parlamentar, pavarësisht se zgjedhjet ende s’kanë përfunduar, duhet të durojmë, derisa të përfundojnë proceset e ankimimit.
Përderisa ka patur kërkesa për vlerësime, për intervista, konsiderata lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përjekur të qëndrojmë larg asaj shfaqje, se ka qenë e qartë për të hequr vëmendjen nga hetimi dhe zbardhja e krimeve zgjedhor e për të spostuar vëmendjen tek fajtorë që nuk ekzistojnë.
Pa e zgjatur shumë po ju theksoj gatishmërinë time, edhe pse Kuvendi ka qenë i shkarkuar që në 25 prill, për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj, dhe për të cilën i lajmërova, që e refuzuan.
E kishin me diktat që Presidenti duhet të linte takimin e planifikuar prej 10 ditësh me ministren e Austrisë apo Presidentin e Sllovenisë për tiu nënshtruar tekave. ‘’- tha Meta.