NXËNËSIT E GJIMNAZIT “28 NËNTORI” BOJKOTOJNË MËSIMIN, VENDIMI POLITIK.Ka qene kjo përgjigjja, që nxënësit e gjimnazit të Shkodrës, “28 Nëntori” I kanë dhënë shkarkimit të Drejtoreshës së Shkollës Albana Bushati. Nxënësit e shkollës ’28 Nëntori’ në Shkodër kanë bojkotuar mësimin për shkak të ndryshimit i drejtuesve te shkollës nga Drejtoria Arsimore Rajonale.

Me vendim të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, ditën e hënë ish-drejtoresha e shkollës ‘28 Nëntori’ Albana Bushati, e cila ka qenë në këtë detyrë prej dy vitesh është zëvendësuar nga Zija Vuka.Kjo nuk është pritur mirë nga ana një pjesë e nxënësve të cilët fillimisht kanë firmosur një peticion i cili mesa duket nuk është marrë parasysh nga drejtuesit e DAR Shkodër. Kjo gjë ka rritur pakënaqësinë e nxënësve të cilët kanë vendosur bojkotin e mësimit, në shenjë proteste deri sa të dëgjohet zëri i tyre.Ndërkohë që prindërit shprehen se nuk janë lajmëruar dhe se askush nuk u ka marrë mendim për këtë ndryshim.Përpara protestës nxënësit i kanë dërguar drejtorisë arsimore edhe një peticion, te nënshkruar me më shumë se 600 firma të nxënësve dhe stafit pedagogjik të kësaj shkolle të cilët kanë kërkuar anullimin e këtij vendimi. Drejtoresha e larguar e kësaj shkolle, kishte disa vite në këtë post, ndërkohë që sipas nxënësve rezultatet kanë qënë tepër të larta

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/pwpEClthnsQ?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVRASJA, LIHET NË BURG I DYSHUARI
Artikulli tjetërDREJTORIA E TATIMEVE: BASHKIA NUK KA TË DREJTË