Shkarkohet Drejtori i Kadastres ne Shkoder Genc Berhani. Burime nga ky institucion bënë me dije se drejtori aktual Genc Berhani, është shkarkuar nga detyra. Largimi i tij është zyrtarizuar ditën e djeshme, ndërsa nuk ka motivacion. Deri tani, nuk ka informacione se kush mund ta zëvendësojë në krye të Kadastrës.
Do të jetë drejtor nga Shkodra apo do të importohet nga ndonjë qytet tjetër. Genc Berhani u emërua drejtor i Kadastrës Shkodër në nëntor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ilir Dibrën. Aso kohe, lëvizja u pa në funksion të fushatës elektorale të 25 prillit.
Berhani edhe para rreth 2 viteve e gjysmë, kur Hipoteka u shkri me ALUIZN-in, u emërua drejtor i Kadastrës.