Një tjetër gjyqtar i Gjykatës së Lartë bie në vetting. I radhës ka qenë Artan Broci. Sipas KPK-së figura e gjyqtarit Broci është e përshtatshme.

 

KPK-ja thotë se gjyqtari i lartë ka probleme me pasuritë për mënyrën si është investuar për ndërtimin e një shtese të apartamentit në Tiranë. Por, sipas Brocit, shtesa ishte kryer në të gjithë objektin nga të gjithë banorët.

 

KPK-ja hodhi dyshime për mënyrën si është blerë e shitur një apartament në Rrashbull, të cilin Artan Broci insiston se e ka shitur prej shumë kohësh dhe më pas shumën e ka investuar.

 

KPK-ja evidentoi si gjetje edhe dhënien me qira të një ambienti pranë Shallvareve, të ardhura këto të padeklaruara. Komponenti i aftësive profesionale dhe i përshtatshmërisë u konsideruan të rregullta nga KPK, ndërkohë që për pasuritë gjyqtari i lartë tha se ka dorëzuar 250 prova që rrëzojnë konstatimet e hetimit administrativ. Ndërkohë konfirmohet në detyrë gjyqtari tjetër i Gjykatës së Lartë, Medi Bici.

 

Në seancën dëgjimore, ILDKPKI kishte sjellë raport ku konstaton se deklarimi nuk është i saktë, ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka kryer deklarim të rremë. Komisioni kreu hetimin e tij të pavarur, prandaj deklarata e Bicit iu nënshtrua një hetimi të thelluar ku u konsistua se ka vilë 4-katëshe vendosur në truall 430 m2, ndërtuar gjatë 1993-1996.

 

Objekti është legalizuar. Vlera e ndërtimit është 6 milionë lekë. Ka autoveturë Craisler 10 mijë euro. Burimi, nga shitja e një automjeti ekzistues dhe të ardhura. Gjyqtari ka deklaruar se vëllai emigrant e ka ndihmuar për shkollimin e fëmijëve në vlerën e 10 mijë eurove në total.

 

Gjyqtari ka paraqitur një deklaratë ku vëllai thotë se e ka ndihmuar për shkaqe vështirësie financiare. Subjekti ka paraqitur prova për këtë gjë. KPK-ja thotë se nuk rezulton që gjyqtari Medi Bici të ketë pasuri të fshehura në emër të tij apo të personave të lidhur me të. DSIK ka dërguar raport për figurën e Medi Bicit, në të cilin konstatohet përshtatshmëri.

Artikulli paraprakZMIJANI: NË “UEFA YOUTH LEAGUE” EKIPI ËSHTË I PLOTË
Artikulli tjetërSERENA DEL MAR, “QYTETI I ËNDËRRUAR” QË PO NDËRTOHET PRIVATISHT