Kolegji i Apelimit ka vendosur të shkarkojë Komisionerin Publik Heral Saraçi, për shkelje të rregullave të punës dhe për ndërhyrje tek puna e komisionerëve të tjerë. Sipas Kolegjit të Apelimit, Saraçi u bë pengesë për rregulloren.
ONM kërkoi procedimin e Komisionerit Publik, Heral Saraçi.Kryetari i Kolegjit të Posaçëm, që shqyrtoi kërkesën e ONM, Sokol Çomo, tha se Saraçi nuk njoftoi se dy ditë ishte sëmurë.
“Sjellje e papranueshme, s’ka përmbushur detyrën. Ka shkaktuar vonesa e zvarritje te pajustifikuara”, tha Çomo duke paraqitur vendimin për shkarkimin e Saraçit.
Komisioneri Publik është një institucion i ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së vetingut.
Sipas Kushtetutës ky institucion ushtron apelimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe përgatit raporte me shkrim në rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit.
Komisioneri Publik rivlerëson deklaratat e subjekteve, si dhe bashkëpunon me institucionet vendase dhe të hauja për të konfirmuar vërtetësinë e deklarimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të marrë nën hetim.