Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Vetë Zaganjori nuk është i pranishëm në seancë.

Komisioneri publik kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK i cili la në detyrë gjyqtarin e parë të Gjykatës së Lartë.

“Trupi gjykues shqyrtoi cështjen në tërësi. Bazuar në aktet e administruara dhe provat e paraqitura arriti në konkluzionin se duhet ndryshuar vendimi i KPK dhe vendos shkarkimin nga detyra të Xhezair Zaganjorit” lexoi vendimin kryetarja e trupit gjykues Albana Shtylla.

Sipas KPA Zaganjori nuk justifikoi pasurite e paluajtshme dhe as shkollimin e femijeve ne SHBA e Gjermani.

Artikulli paraprakDEMOKRATËT KYÇIN DERËN NË DEVOLL, SOCIALISTËT KONSTITUOJNË KËSHILLIN E RI TE N/PREFEKTURA
Artikulli tjetër‘BURGJET’/ GJONAJ: DO TË RRISIM PAGAT PËR PUNONJËSIT, POR KA ENDE TË KORRUPTUAR NË SISTEM