Një tjetër gjyqtar ka ngecur në sitën e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Apelit të Shkodrës Luan Dervishi, i cili ishte dhe kandidat për KLGJ.

Trupi gjykues është i përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli si dhe Pamela Qirko. Komisioni duke iu referuar të dhënave të deklaruar nga vetë gjyqtari në ILDKPI, thekson se gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Shkodër ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ndërsa nga të dhënat e tjera të siguruara nga DSIK-ja theksohet se ai rezulton të jetë i përfshirë në afera korruptive.

Sipas KPK-së, gjyqtari Dervishi ka patur kontakte me persona të përfshirë në krim. Gjithashtu siç njofton KPK-ja, theksohet se Dervishi disponon një truall 365 m² në bashkë-pronësi me persona të tjerë në zonën e Selitës në Tiranë.

Pas verifikimeve mbi aktivitetin e gjyqtarit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nënvizon faktin se ka mospërputhje me mënyrën se si e fitoi truallin, pasi gjyqtari nuk ka paraqitur dokumente që të justifikojë pronën.

Pas dëgjesave të zhvilluara ditën e sotme, e hënë do të jetë dita kur trupa gjykuese do të japë vendimin përfundimtar për gjyqtarin e Apelit të Shkodrës. Sipas saj, gjyqtari Dervishi ka hedhur kandidaturën në muajin shtator për vakancën në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Në shtator të këtij viti Luan Derivishi ka kandiduar për KLGJ. Ai rezulton me problematika në pasuri, ka mospërputhje mes deklaratave të tij.

DSIK-ja ka deklaruar se ai ka kontakte me persona të përfshirë në krim. Vendimi do të jepet ditën e hënë. Jemi në fazën finale për këtë proces nëse mund ta them kështu.”, tha Lala.

Gjyqtari u bë pjesë e listës së dytë të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, pas vakancës shpallur për një pozicion nga Gjykatat e Apelit jashtë Tiranës.

Ai e ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985 dhe para se të emërohej gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ka punuar si inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Artikulli paraprakKED, META NUK HEDH SHORTIN: SHKAK VAKUMI LIGJOR
Artikulli tjetërSHQIPËRI-KOSOVË, MARRËVESHJE ROMINGU PA SERBINË. SHËNDET DHE MIRUPAFSHIM!