Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.

Kryetari i Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi u përball të martën me akuza për fshehje pasurie dhe përfshirje në korrupsion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Roland Ilia, relator dhe Etleda Çiftja, anëtare e njohën gjyqtarin Zefi me rezultatet e hetimit administrativ që ndonëse kishte nisur për të tre kriteret, u mbyll vetëm për dy prej tyre.

Gjatë seancës që zgjati më shumë se dy orë, gjyqtari Arben Zefi kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Në këtë seancë ai u përfaqësua nga avokati Ardian Visha.

Artikulli paraprakVRAU KUNATIN NË 2004, 38-VJEÇARI KAPET NË ITALI (EMRI)
Artikulli tjetërMETA REFUZON EMËRIMIN E GENT CAKAJT SI MINISTËR TË JASHTËM