Kryeplaku i fshatit Vig bashkia Vau i Dejës ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare pasi sipas tij është shkarkuar nga detyra në bazë të disa firmave të grumbulluara nga banorët e fshatit.
Pal Gjoka thotë se me datë 1 shtator 2021 i ka mbërritur një vendim shkarkimi nga detyra si kryeplak i fshatit Vig për shkak të ankesës së ngritur nga 42 banorë të fshatit të cilët janë të pakënaqur me punën e tij. Por sipas denoncuesit vendimi mbi të cilin ka marrë kryetari nuk qëndron pasi disa prej atyre firmave të grumbulluara janë të pavërteta.
Për të konstatuar firmat e grumbulluara ne peticion gazetarët e Fiks Fare komunikuan me dy prej personave që kishin emrin në listë. Të dy këta persona përveç faktit që i kishin ngatërruar emrin me të cilin kanë në gjendje civile i kanë shënuar me pseudonimet me të cilin njihen në fshat. Ata jetojnë prej 20 vitesh në Shënkoll dhe nga Bashkia Vau i Dejës nuk marrin më asnjë shërbim.
Pas komunikimit me personat te cilët ndodheshin në listë emëroret gazetarët ju drejtuan kryetarit të bashkisë Vau i Dejës i cili në vendimin që kishte marrë ishte bazuar në listën emërore të grumbulluar nga 2 banorët e fshatit Vig. Mark Babani thotë se për shkarkimin e kryeplakut të fshatit Vig zotin Pal Gjoka nuk është bazuar aspak në listën emërore edhe pse kishte marrë një vendim. Ai thotë se kompetencat si kryetar bashkie ja lejojnë këtë veprim de kështu e ka menduar të arsyeshme.
Marrë nga Top Channel