Në kulmin e aksionit anti informalitet, shkarkohet nga detyra zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha.

Ky vendim vjen në kushtet kur vetëm një ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri publik lajmin se disa inspektorë tatimorë në qytetin e Durrësit kishin abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet e duke i plotësuar raportet në kafene, nga dembelizmi, siç kreu i qeverisë u shpreh.
Rastet abuzive u zbuluan nga qytetarët, të cilët raportuan në aplikacionin “Stop Informalitet” për shpelje në subjektet që vetë inspektorët i kishin ‘firmosur’ si biznese të rregullta.

Në vitin 2017, Ervin Hoxha, ka mbajtur postin e drejtorit në Drejtorinë e Hetimit Tatimorë në Tiranë. Ai u dorëhoq nga ky post, pas arrestimit të tre inspektorëve në këtë drejtori. Tre tatimorët kishin shkuar për kontroll në një biznes në Spille, dhe i morën administratores shumën prej 40 mijë lekësh. Edhe në atë kohë, denoncimi u bë nga biznesi privat i cili i shkruajti drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.

Letra e dorëheqjes në korrik 2017
“I nderuar zoti Kryeministër. Me cilësinë e Drejtorit të Hetimit Tatimor, ndiej përgjegjësinë time të drejtpërdrejtë për shfaqjen e turpshme të tre inspektorëve. Në këto kushte nuk mund të vazhdoj më ushtrimin e kësaj detyre. Sa më sipër, kërkoj dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion. Ju faleminderit për besimin”

Artikulli paraprakZBULOHET SHPELLA KU JETOI PREJ NJË VITI ALBANOLOGU, NIKOLLË GAZULLI
Artikulli tjetërMARRIN ZJARR ULLISHTET, ZJARRFIKËSIT NË LUFTË ME FLAKËT