Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar se është shkarkuar prefekti i Shkodrës dhe në vendin e tij është emëruar zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
“Lamallari do të ketë bashkëpunim me kryetarët e Bashkive. Komandimi i një zv.ministri në këtë funksion është shprehje e rendesise që qeveria i kushton gjendjes në qarkun e Shkodrës.
Do të ketë në dispozicion jo vetëm rolin e prefektit. Kam besim se drejtuesit e bashkive të qarkut do ta vlerësojnë këtë gjë si një shenjë e një vlerësimi të qartë- tha Lleshaj.