SKUADRA I BESOHET LUAN ZMIJANIT DHE AVENIR DANIT. Trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri shkarkohet nga drejtimi i skuadrës.Ky është vendimi që kanë marrë drejtuesit e skuadrës shkodrane, pas një analize të bërë gjatë ditës së martë.
Kanë qenë pikërisht anëtarët e bordit drejtues të cilët në bisedime me administratorin e klubit Neritan Kalamishi kanë vendosur largimin e tij. Star Plus ka arritur të konfirmojë një lëvizje të tillë. Madje ka mësuar se kush do të jenë dhe trajnerët e rinj të ekipit. Lëvizja ka qenë e menjëhershme, Baldo Raineri largohet dhe në vend të tij vijnë Luan Zmijani që deri më përpara ka drejtuar ekipin e Akademisë, Vllaznia U-13, ndërsa ndihmësi i tij do të jetë trajneri i portierave Avenir Dani. Sipas burimeve të Star Plus, trajnerët e rinj të skuadrës do të prezantohen pasditën e sotme, ndërsa Rainerit do ti komunikohet shkarkimi. Për teknikun Italian ishte e pritshme diçka e tillë, çka u konfirmuar dhe në studion e Star Sport, nga administratori i klubit, Neritan Kalamishi. Ndërkohë mësohet se kryetari i Bashkisë Lorenc Luka ndonse e ka pranuar këtë lëvizje nuk ka qenë shumë dakort, duke lënë kështu në zgjedhjen e bordit drejtues dhe administratorit të ekipit. Tashmë me interes pritet se si do të vijojnë ngjarjet në kampin kuqeblu dhe në qoftëse do të ketë ndonjë reagim të trajnerit Italian, reagim ky që e ka paralajmëruar.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/On6Y_M1NWxk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]