Deputeti i dorëhequr i PD Flamur Noka deklaroi se opozita me 16 mars në protestën që do të ketë do të rrëzojë qeverinë dhe me 17 do të nisë një histori e re për vendin. Këtë deklaratë Noka e bëri gjatë takimit me bizneset në Shkodër duke i ftuar që të marrin pjesë në protestë.
Kryeministri Rama deklaroi Noka ka blerë votat e qytetarëve dhe ashtu po blen edhe votat e deputetëve që po pranojnë mandatet ndërsa për Rudina Hajdarin u shpreh se babai i saj, i ndjeri Azem Hajdari s’do e kishte bërë një veprim të tillë.
Gjatë thirrjes për të marrë pjesë në protestën e 16 marsit disa prej qytetarëve i treguan përfaqësuesve të PD se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm dhe se ka rritje taksash.
Edhe në ditët në vijim pritet që PD të vazhdojë t’i bëjë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit që do jetë në Tiranë.