“Shumë peshkatar shqiptar shkelin kufirin në liqenin e Shkodrës duke kaluar në ujërat malazeze”. Deklarata erdhi nga Goran Shkatariq, drejtor i parkut kombëtar në Malin e Zi i cili tha se shkojnë edhe në thellësi të mëdha dhe se kjo nuk mund të lejohet sepse duhet zbatuar ligji.

“Shumë peshkatar shqiptar shkelin në ujërat malazeze. Këtë shqetësim e kemi përcjellë me kohë autoriteteve përkatëse. Peshkatarët kalojnë edhe në thellësi të mëdha në pjesën malazeze. Nuk është një shkelje e rëndë por është një shkelje shtetërore dhe ndëshkohet me 50 euro gjobë. Unë nuk mund ta ndryshoj ligjin dhe këto janë rregullat ndaj nuk mund të lejohet shkelja e kufirit ujor dhe për këtë duhen marrë masa”. Kreu i organizatës së menaxhim peshkimit Arjan Çinari kërkoi për peshkatarët e liçensuar që dalin në ujërat e Malit të Zi të mos quhet si shkelje. Gëzim Leza, kryetar i organizatës së mbrojtjes të peshkut tha se shkelja e kufirit ujor vjen për shkak të mungesës së shenjave dalluese që janë bovat. Edhe më parë, shkelja kufirit ujor nga shqiptarët në Malin e Zi apo nga malazezët në pjesën shqiptare ka qenë një shqetësim i cili ende nuk ka marrë zgjidhje për shkak të zhdukjes së bovave prej vitesh.

Artikulli paraprakBASKET FEMRA, VLLAZNIA “LIKUJDON” LEHTËSISHT ELBASANIN
Artikulli tjetërNJESIA RRETHINA, BANORËT: SITUATA E PLEHRAVE ALARMANTE