Kjo është ish-fabrika e duhanit në qytetin e Shkodrës. Dikur aty punonin 2800 persona. I gjithë duhani që prodhohej në Gurin e Zi, Postribë dhe Malësinë e Madhe grumbullohej dhe magazinohej në këtë ndërtesa të mëdha që tashmë kanë nisur të shemben.

Në disa prej magazinave qëndronin tonelatat e duhanit të shkatërruar.Të gjitha kapanonet e ish, fabrikës janë shkatërruar totalisht.Vetëm një pjesë e ish-fabrikës është privatizuar por aty nuk prodhohet duhan por këpucë.

Të gjitha godinat e tjera të mëdha kanë degraduar. Si shkak i mosfunksionimit të kësaj fabrike por edhe të asnjë fabrike tjetër të ligjshme për prodhimin e duhanit bën që me tonelata të qëndrojnë stok në dyert e fermerëve që e prodhojnë atë.

Mbase lënia totalisht në harresë e ish-fabrikës e po ashtu mos ndihmesa e qeverisë për fermerët që merren me duhanin ka çuar në këtë situatë e madje ka detyruar që këto punishte të vogla të punojnë fshehtaz.

Deputetët e Shkodrës gjatë fushatës elektorale në 2013-ën patën premtuar se ose do e eksportojnë duhanin tonë ose do e përpunojnë. Asnjë nga këto premtime nuk u mbajt me justifikimin se nuk është aq cilësor.

Në fakt këto justifikime nuk qëndrojnë sepse edhe cilësia e cigareve që importohen aktualisht lë për të dëshiruar dhe e gjithë kjo zhurmë me Shkodrën më shumë se një luftë ndaj informalitetit mund të jetë edhe një mbrojtje ndaj monopoleve apo lulëzimit të bosëve të rinj të cigareve.

Fabrikat e Tiranës dhe Gjirokastrës prodhonin cigare vetëm për tregun e brendshëm, ndërsa fabrikat e Shkodrës dhe Durrësit prodhonin për tregun e brendshëm dhe për eksport.

Fundi i regjimit komunist shënoi për Shqipërinë edhe krizën e prodhimit të cigareve në vend. Pas vitit 1991, në vend u futën me tonelata cigare kontrabandë dhe marka të falsifikuara.

 

Artikulli paraprak“JETA DHE VEPRA E SKENDERBEUT” NË SHKODËR
Artikulli tjetërFERMERI: ISHA DUKE BRAKTISUR VENDIN