Dëmtimi i pyjeve në Mirditë për dru zjarri apo dhe qëllime të tjera do të marrë fund.Diçka e tillë bëhet e ditur nga kryebashkiaku Albert Mëlyshi, sipas të cilit nuk është mënyre jetese shkatërrimi i pyjeve.Ai thotë se janë identitifikuar përsonat që merren me këtë veprimtari dhe ju bën thirrje që të heqin dore nga ky fenomen i cili është kthyer në shqetësim për Mirditen gjatë viteve të fundit.
Pyjet në Mirditë kanë pësuar dëmtime të shumta dhe nga ndërtimi i HEC-eve, siç dhe rasti i fundit në zonen e Thirrës pjesë e parkut natyror të Munellës, ku janë hapur dhjetra km rrugë në siperfaqen pyjore, duke krijuar nja masaker mjedisore.Ndërkohë Bashkia Mirditë i ka identifikuar të gjitha zonat problematike dhe në bashkëpunim me institucione të tjera e organizata për mbrojtjen e natyres ka ndërmarrë një fushatë ripyllëzimi.