Në pamje të parë kjo godinë dhe ambjentet përreth saj të japin përshtypjen e një vendit të sapo dalë nga lufta. Shkolla profesionale veterinare ne qytetin e Shkodrës ndodhet në prag shembje duke rrezuikuar kështu edhe jetën e nxënësve.
Pamjet flasin vetë, ku mungojnë dritaret, e shkollës, ndërsa amortizimi që ka përfshirë godinën është i dukshëm.Kjo për arsye se në të nuk është kryer asnjë investim.E rrethuar nga lagështira dhe suvatë e rrëzuara bën që ambjentet e kësaj shkolle të jenë jashtë cdo kushti për të zhvilluar mësimin normal.
Rreth 30 fëmijë të kësaj lagje, të cilët frekuentojnë kopshtin në këtë shkollë, vazhdojnë të rrezikohen çdo ditë.
Pavarësisht se dhoma në të cilën qëndrojnë mezi i plotëson kushtet për të qëndruar, ambjenti përreth është një gërmadh që i rrezikon ata çdo ditë. Lagështira në ambjentet e brendshme mund të rezultoj fatale për fëmijët.Ish-shkolla veterinare jo vetëm qe e ka humbur krenarinë e dikurshme për përgatitjen e specialistet zooveterinar për te gjithë Shqipërinë, por është kthyer ne germalle !
Nga ana tjetër Mbeturinat e kane rrethuar nga te gjitha anët ! Asaj i bëjnë shoqëri mbeturinat e shumëllojshme, pavarësisht se ndodhet mes njërës prej lagjeve me te vjetra te qytetit te ShkodrësNjë prone publike qe lejohet te shkatërrohet dhe te kthehet mjedisi i saj ne vatër epidemie si burim rreziku për shëndetin e qytetareve, kur fare mire ajo mund te administrohej
dhe te kthehej ne pasuri te dobishme për qytetin.. Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1950, duke nxjerr breza të tërë veterinerësh, megjithatë agravimi i infrastrukturës së ndërtesës detyroi largimin e nxënësve për në shkollën
“Ndre Mjeda” të Bushatit në vitin 2015. Që prej asaj periudhe nuk është ndërhyrë për riparimin e këtyre ambjenteve, duke e lënë në mëshirë të fatit.