Policia italiane ka shkatërruar një rrjet kriminal të trafikimit të drogës, që vepronte brenda dhe jashtë burgut të Latinas.
Megaoperacioni i koduar “Astice” u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, 16 shtator 2019.
Mes 34 të arrestuarve janë edhe 5 shqiptarë. Mbi ta rëndojnë akuzat e trafikut të drogës dhe korrupsionit.
Sipas medieve italiane mes të arrestuarve janë edhe 2 oficerë të policisë së burgut. Ndërsa grupi që vepronte brenda qelive të paraburgimit përbëhej nga 5 shtetas të gjithë italianë.
Banda brenda burgut:
Antonio Di Noia , 38 vjeç nga Latina
Massimiliano Del Vecchio , 35 vjeç nga Fondi
Gennaro Amato , 54 vjeç nga Afragola
Angelo Travali, 33 vjeç nga Latina
Salvatore Traval , 29 vjeç nga Latina.
Të pestë të arrestuarit e mësipërm ishin të burgosur në burgun e “Via Aspromonte” dhe nga këtu u përpoqën të riorganizoheshin, duke dhënë urdhra për ata që ishin jashtë, që më pas të merrnin favore nga policët e korruptuar të burgjeve.
Policët e korruptuar – Dy policët e korruptuar janë: Franco Zinni, një 56-vjeçar nga Roma;
Gianni Tramentozzi, 50 vjeç nga Terracina;
Ata gjithashtu përfunduan në burg për korrupsion, sepse kishin favorizuar disa eksponentë kryesorë të krimit të organizuar në Pontine, në këmbim të parave dhe drogës.
Të arrestuarit e tjerë –
Angelo Petrillone, 50 vjeç, nga Sabaudia
Simone Petrillone, 25 vjeç, nga Privett
Riccardo Petrillone, 27 vjeç, nga Latina
Nicoletta Kullat, 44 vjeç, nga Terracina
Martina Giacomelli, 23 vjeç, nga Roma
E. Lala, 26-vjeç, nga Shqipëria
Michael Consoli, 31 vjeç, nga Sezze
A. Deda, 41 vjeç, nga Shqipëria
E. Collaku, 28 vjeç, nga Shqipëria
Giacchino Iazzetta, 31 vjeç, nga Acerra (Napoli)
Antonio Sellacci, 54-vjeç, nga Sonnino
Mauro Ëarriors, 42-vjeç, nga Sonnino
Francesco Falcone, 48-vjeç, nga Latina
Luca Pintus, 36-vjeç, nga Sezze
Stefano Venditti, 26-vjeç, nga Latine
Emauele Pagliaroli, 28 vjeçar Terracina
Mario Braganti, 25 vjeç
Niko Tamburo, 28 vjeç, nga Terracina
Marco Quattrociocchi, 36 vjeç, nga Latina
Saverio Dei Giudici, 30 vjeç, Terracina
N. Lalaj, 29 vjeç, Shqipëri
Mediet italiane raportojnë se si pasojë e megaoperacionit në Itali fillimisht u shpallën në kërkim Salvatore Di Girolamo, 56-vjeç dhe Angelo Di Girolamo, 30-vjeç, të cilët më pas u arrestuan.
Katër persona në arrest shtëpiak – Në arrest shtëpie janë:
Maria Spina, 61 vjeç, nga Naples
Rachele Sellacci, 31 vjeç, nga Sezze
Andrea Lazzaro, 46 vjeç, nga Latina
E.Skendo, 28 vjeçe, shqiptare
Sekuestrimi – Gjatë hetimit, të kryer edhe me bashkëpunimin e Drejtorisë Qendrore për Shërbime Antidrogë të Ministrisë së Brendshme, u sekuestruan mbi 1 kilogram kokainë, 2 kilogramë marijuanë, 10 gram hashash, 23 mijë euro dhe 1 pistoletë e kalibrit Beretta 40 S&W e vjedhur dhe e mbushur me municion.