Shkatërrohen 3 banda kriminale në Bari, hashashin e merrnin nga Shqipëria
Tre grupe të ndryshme kriminale, të ndarë por të lidhur mes tyre, janë shkatërruar nga karabinierët në zonën e Barit. Sipas mediave italiane grupet ishin të përfshira në trafikun e armëve dhe të drogës, me kilogramë të shumtë marijuane që vinte nga Shqipëria. Të paktën 20 persona janë vënë në pranga, mes tyre edhe krerë të bandave. Operacioni “Red Eagles” u krye mëngjesin e sotëm (3 nëntor) dhe koordinohej nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Barit. Në operacionin që është ende në proces e sipër, janë zotuar rreth 300 forca policia të Komandës Provinciale të Barit. Përveç urdhër-arresteve, policia ka kryer dhjetëra bastisje. Të arrestuarit janë akuzuar në pozita të ndryshme, trafikim të drogës, si dhe mbajtjen dhe përdorimin e armëve të shumta. Hetimet e nisura që nga fundi i vitit 2015, kanë dokumentuar importimin e sasive të mëdha të marihuanës që vinte nga Shqipëria, si dhe kokainës nga Roma, Milano e Palermo, raporton Bari Today. Nga operacioni janë konfiskuar edhe 15 kg kokainë, më shumë se 1 ton marihuanë si dhe kallashnikovë, automatikë, pushkë e pistoleta.