6 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në Athinë. Operacioni për kapjen e shqiptarëve u zhvillua në Athinë, Kesariani, Newa Lonia, Acharnes dhe Artemisa. Sipas asaj që raportojnë mediat grekshqiptarët janë të moshës nga 22 në 41 vjeç dhe janë të akuzuar për 9 grabitje.

Hetimi për kapjen e shqiptarëve u shtrinë në një hark kohor prej 6 muajsh. Zakonisht grabitjet e tyre i bënin gjatë orëve të para të mëngjesit, ku nënë kërcënimin e armëve arrinin të merrnin shuma parash dhe sendesh me vlerë.

Në grabitjet e tyre, 6 shqiptarët përdornin maska dhe doreza çka e beri edhe më të vështirë arrestimin e tyre nga autoritetet greke. Gjatë kontrolleve në banesat ku jetonin shqiptarët janë gjetur disa armës që i përdornin në krimet e tyre si dhe mbi një kg drogë e llojit kanabis.

Artikulli paraprakSHÇBA ARRESTON OFICERIN E POLICISË, AKUZOHET PER VJEDHJE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NË ZI KOMBËTARE PËR DËSHMORIN E ATDHEUT, SOT HOMAZHET PËR KLODIAN TANUSHIN