Shkatërrohet banda që terrorizonte zonën, 16 shqiptarë në pranga Karabinierët e Kazertës kanë shkatërruar një bandë grabitësish që në vitet e fundit kishte terrorizuar shumë banorë të zonës, viktima të dhunës së ushtruar gjatë grabitjeve me armë.

Nën pranga kanë përfunduar 16 shqiptarë dhe 2 italianë. Të gjithë janë të akuzuar për vjedhje e grabitje të rënda, zhvatje e kërcënime.

Hetimet kanë nisur që më 2015, pas një grabitjeje të dhunshme në një banesë në Liberi.

Mbi të akuzuarit rëndojnë pesë grabitje dhe 34 vjedhje në zonat e Campanias e Lazios.

Artikulli paraprakADOLESHENTJA BIE NGA PALLATI NË ZONËN E PLAZHIT
Artikulli tjetërBIZNESMENI DHE GRUAJA SHQIPTARE KAPEN ME 1 KG KOKAINË NË MAKINË