Një bandë shqiptarësh e specializuar në vjedhje, qe vepronte në Avellino-s në Italisë është shkatërruar nga policia.
Në disa prej lagjeve të qytetit italian, qytetarët vazhdimisht raportonin për vjedhje që kryheshin, kryesisht gjatë kohës që ata nuk ndodheshin në shtëpitë e tyre. Duke marrë shkas nga denoncimet e shumta, autoritetet italiane arritën te banda shqiptare. Dy prej tyre kanë përfunduar në pranga, ndërsa i treti ka mundur të arratiset. Pjesë e bandës së shqiptarëve ishte dhe një serb.
Pas hetimeve më të thelluara të bëra nga policia italiane, doli se ata ishin autorët e një numri të madh grabitjesh të bëra në Avellino dhe rrethinat e saj muajt e fundit. “Modus Operandi” Hetimet kanë zbuluar edhe teknikat që përdorte grupi. Pasi vidhnin banesat nëpër fshatra, njëri prej tyre rrinte në rrugën kryesore me makinë. Pjesën e rrugëve dytësore ata e bënin në këmbë gjatë natës kryesisht për të mos rënë në sy, dhe më pas takoheshin me personin që i priste me makinë për tu larguar.