Ata kishin gjithçka duhej për të kryer vjedhje, por mbi të gjitha një Audi një vjedhur, një RS3 gri me vlerë 60 mijë euro, që kapte 250/km në orë dhe që s’kishte asgjë më të përshtatshme për t’i ikur larg Policisë gjatë ndjekjes.
Banda e hajdutëve profesionistë verën e kaluar goditi në provincat e Milanos, Monzas dhe Bergamos madje edhe disa herë brenda një nate.
Dje në mëngjes, karabinierët kanë prangosur, bandën e shqiptarëve, njëri shqiptar dhe katër të tjerët, shqiptarë të Kosovës. Ata janë S. Bitiq, 50 vjeç; A. Bytyçi, 44 vjeç; R. Çela, 30 vjeç, V. Sopjani, 33 vjeç dhe F. Emiri, 45 vjeç.
Në çdo grabitje banda kriminale ndërronte targat e Audi-t dhe kjo çoi në zbulimin e tyre. Një qytetar vuri re nga dritarja e tij se këta persona, që vinin pasdite me Audi, në mëngjes i vinin targa të tjera.
Ndaj, policia i vuri në vëzhgim dhe zbuloi se banda “dilte për punë”, katër herë në javë. Në zonën Trezzano sul Naviglio, hajdutët planifikonin grabitjet, që tani llogariten deri në 100 mijë euro.