12 persona të një bande kriminale të qytetit të Messinës janë arrestuar në orët e para të mëngjesit. Policia italiane bën me dije se grupi kriminal merrej me trafikun e drogës dhe armëve. Ende nuk bëhen me dije emrat e të arrestuarve por sipas mediave italiane personat të cilët kanë rënë në sitën e Policisë janë emra të shquar.
Grupi kriminal operonte në lagjen popullore ” Mangialupi “, të qytetit të Messinës, e cila është pika lidhëse midis Siçilisë dhe pjesës tjetër të Italisë. Nuk përjashtohet mundësia që grupi të trafikonte drogë dhe armë nga Shqipëria përderisa Policia flet për shqiptarë të arrestuar.