Një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, është kapur nga policia shqiptare, në një super-aksion që ka çuar në ndalimin e 4 personave në Tiranë.

Një person me inicialet L.D dyshohet të jetë kokë e këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan E.G, O.L dhe D.A.

Urdhër-arrestet janë firmosur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet.

Përmes burimeve konfidenciale, mesohet se deri në këto momente janë kapur armë dhe makina të blinduara. Një automjet i blinduar, është me targa të RusisëPersonat u arrestuan pranë shkollës “Partizani”.

Një nga të arrestuarit, E.G, ka qenë objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë dy persona, ndërsa ai u plagos. Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i disponon dhe financon parcelat me lëndë narkotike.

Ndërkohë, kreu i bandës, L.D 32 vjeç, së bashku me vëllain e tij, ishin shpallur në kërkim pas një atentati që i bënë një personi me inicialet E.D, më 20 mars të 2017-ës. E.D mori plumb në gjoks, por i shpëtoi vdekjes.

Artikulli paraprakME GURË DHE SHKOPINJ NË DUAR, QYTETARËT KUNDËRSHTOJNË SHEMBJEN E BANESAVE TE BREGU I LUMIT
Artikulli tjetërZYRTARI I DASH 100 MINUTA TAKIM KOKË MË KOKË ME RAMËN