Dhjetra oficerë të policisë së shtetit italian u angazhuan në finalizimin e operacionit të koduar “Tunel”, që çoi në arrestimin e 13 personave, italianë dhe shqiptarë, pjesëë të një organizate kriminale, që trafikonte drogë.

Mediat fqinje shkruajnë se banda trafikonte dhe shiste drogë, asgjësonte armë dhe operonte në zonën e Messina.

Arrestime – Të arrestuar si rezultat i operacionit janë: Francesco Delia, 29-vjeç
Francesco Di Giovanni, 30-vjeç;Santino Di Pietro, 21-vjeç;Antonino Ieni, 59-vjeç;
Francesco Maggio, 35-vjeç;Salvatore Micari, 34-vjeç;Domenico Pappalardo, 35 vjeç-vjeç
Cristian Restuccia, 27 vjeç;Andrea Caporlingua, 28 vjeç;

Shqiptarët – M. Binaj, 40 vjeç;A. Cepaj, 50 vjeç ;R. Mecaj, 57-vjeç;E. Hoxha, 35 vjeç;
Hetimi nga ekipi nisi në maj 2017.

Në shtator të po atij viti, policia kapi pothuajse 42 kilogramë marijuanë në tunelin hekurudhor të “Spadalarà”, në Bisconte. Në nëntor 2017, në makinën e një “bashkëpunëtori” u gjetën edhe 32 kilogramë marijuanë.

Sekuestro – Gjatë operacionit është bërë i mundur sekuestrimi i pasurive të Asd “Pool Planet”, një shoqatë sportive amatore, që tashmë operon në Messina.

Artikulli paraprakKULTIVONIN KANABIS, ARRESTOHEN 7 TË RINJ NË, MES TYRE NJË I MITUR
Artikulli tjetërMAFIA E TORONTOS MERR GODITJEN MË TË RËNDË NË HISTORI