Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Gjermani, 7 të arrestuar

Pas hetimeve intensive të nisura në fillim të muajit të shkuar, një grup prej shtatë shqiptarësh janë arrestuar në qytetin gjerman Heilbronn, raportojnë sot mediat lokale. Kreu i dyshuar i grupit raportohet se jetonte në një qendër strehimi për azilkërkues në Oedheim. Ashtu si edhe pjesëtarët e tjerë të grupit, që ishin vendosur në Heilbronn dhe Karlsruhe. Në këmbim të dokumenteve false, shqiptarët ofronin sasi të mëdha marihuane. Në fillim të muajit Prill, hetuesit arritën të sekuestrojnë 9 kg marihuanë. Ndaj shtatë të akuzuarve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Rrethit Heilbronn.

Artikulli paraprakPËRPLASET ME MOTORIN, HUMB JETËN DREJTUESI I ZETORIT
Artikulli tjetërANALISTËT: KOALICIONI QË ‘HËNGRI’ VETVETEN